Ristovski: Nuk jam organizator i dhunës më “27 prill”, Prokuroria nuk ka prova

    Foto: Radio Evropa e Lirë

    Prokuroria nuk ka asnjë provë materiale apo verbale, se organizatorët e akuzuar të 27 prillit e kanë kryer veprën- është shprehur i akuzuari Spiro Ristovski. Sipas tij, aktakuza bazohet vetëm në deklarimin e Aleksandar Vasilevskit- Ninxha kurse atë ditë, nuk ka pasur kontakt telefonik e as me Mile Janakieskin e as me Nikolla Gruevskin, që është dëshmuar edhe pas kontrollit të telefonit të tij. Ristovski u thirr edhe në deklarimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në sallë tha se të akuzuarit nuk janë organizatorë të dhunës, por i arratisuri Nikolla Gruevski.

    Kur shefi i partisë më të madhe opozitare dhe viktima kryesore e ngjarjeve të palakmueshme të 27 prillit dhe kryeministër aktual, Zoran Zaev me qasje të plotë deri në informacionet e sigurisë dëshmon se ne nuk jemi ideatorët, motivuesit dhe organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit…është e pakontestueshme se dëshmuam se unë nuk e kam kryer veprën me të cilën ngarkohem- deklaroi Spiro Ristovski- i akuzuar.

    Avokati i Ristovskit u tha gjykatësve, se Ristovski është i pafajshëm.

    Spiro Ristevski dhe Mile Janakieski, kanë të njëjtat veprime të ekzekutimit, kështu pyes veten se cila është logjika dy organizatorët e protestave, hallka kryesore në lëshimin e udhëzimeve për deputetët, që të mos komunikojnë në 27 Prill. Për çfarë plani bëhet fjalë? A mund të ketë një plan për vepër të tillë penale, pa pasur komunikim midis të pandehurve? – tha Goce Ristevski, avokat.

    Në fjalën e saj përfundimtare, Prokuroria për Krimin e Organizuar theksoi se nuk ka dyshim se të pandehurit Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanoski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski janë organizatorët e hyrjes së dhunshme në Kuvend. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Kubës çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

    Lajmi i rradhës

    Afganët druajnë se talibanët do t’ua ndalin qejfet, zbukurimin dhe muzikën (Video)

    Lajme tjera

    Nesër voton Diaspora

    Diaspora nesër do të votoj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë