Afrim Gashi në email ka pranuar mesazhe kërcënuese

    Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë kërcënime me jetë përmes emailit.

    Pas intervistës të transmetuar mbrëmë, në emailin zyrtar të Afrim Gashit ka mbërritur një mesazh kërcënues, ku thuhet se do të hyjnë në Kuvend dhe do të “varin” të gjithë ata që janë pro bullgarë nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, njofton “360 Gradë”.

    “Nuk do të ketë kurrë, kurrë, kurrë ndryshime kushtetuese, do të ketë varje, masakër dhe vrasje të çdo gjëje bullgare, “fashiste”. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në trekëmbësh, për t’u kuruar për sëmundjen që kanë. Thjesht provoni, ne do të hyjmë në parlamentin tuaj dhe do t’ju vrasim juve… që jeni për bullgarët, vetëm vdekje”, thuhet në emailin e dërguar në emailin zyrtar të kryeparlamentarit.

    Këto kërcënime janë raportuar edhe në polici.

    Lajmi Paraprak

    Murtezani në Varshavë: RMV përballet me kërcënime hibride

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon largimi i mjekëve nga RMV — vetëm në janar u larguan 50

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë