Ish-kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Ai u zgjodh me 76 vota Për, 6 Kundër dhe të Përmbajtur. Të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë nga gjithsej 116 deputetë të regjistruar, shkruan Nistori.
Ndryshe, Fronti Europian e lëshoi sallën e Kuvendit para votimit të Afrim Gashi për kryeparlamentar.
Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i i kryetarit të partisë, pasi kryetari i Kuvendit nuk duhet të ketë post partiak.
Gashi ka autorizuar Bekim Salin, që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës. /Nistori/
