Kryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës

    Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është goditur me gurë të vegjël nga protestuesit në një ndalesë që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

    Ai ka qenë duke u kthyer në autobusin e tij, pasi ka vizituar një fabrikë të birrës, kur është goditur me gurë, ndonëse nuk është plagosur.

    Trudeau ka shpallur zgjedhje të parakohshme në mesin e muajit gusht, me shpresën se mund të krijojë shumicë qeveritare me Partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

    Fushata e tij është penguar nga protestat kundër planeve për vaksinim të detyrueshëm dhe kufizime tjera.

    Vetëm një javë më parë, kryeministri kanadez është detyruar të anulojë një takim zgjedhor, pasi protestuesit e zemëruar e kanë penguar ngjarjen.

    Planet e kryeministrit kanadez për vaksinim të detyrueshëm janë kthyer në çështje kyçe para zgjedhjeve parlamentare të 20 shtatorit.

    Muajin e kaluar, Qeveria ka vendosur që të gjithë shërbyesit civilë – përfshirë punëtorët në sektorët federalë – duhet të vaksinohen deri në fund të muajit tetor, apo rrezikojnë të humbin vendet e punës.

    Aktualisht, Kanadaja ka një prej shkallëve më të larta të vaksinimit në botë.

    Lajmi Paraprak

    Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq

    Lajmi i rradhës

    Bërnjarca dhe Idrizova paralajmërojnë bllokimin e rrugëve, kërkojnë të zgjidhet problemi me mësimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë