Ageler: Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu si një partner, aleat dhe mik i juaj

    Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar amerikane në vend, Angela Aggeler Price. Në fjalën e saj ajo përkujtoi se nuk ishte hera e parë që është në shërbim diplomatik në Shkup, duke shtuar se që nga vizita e saj e fundit në vend, Maqedonia e Veriut mori vendime të vështira që e çuan përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

    “E ardhmja është vërtet e ndritshme, edhe pse vendi po përballet me sfida të vjetra dhe të reja,” tha Ageler.

    Ambasadorja theksoi se ShBA-të mbështesin vendin në respektimin e sundimit të ligjit, mundësive të barabarta për drejtësi, rritje ekonomike dhe zhvillim personal.

    “Maqedonia e Veriut po përballet me sfida në themelet e të gjitha këtyre shtyllave. Ashtu si vazhdoni të ecni përpara, Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu si një partner, aleat dhe mik, duke kultivuar marrëdhënie që do të bëhen më të forta, më të thella dhe më produktive”, përfundoi Ageler, e cila më parë në seancën dëgjimore para senatorëve amerikanë tha se lufta kundër korrupsionit në vend do të jetë prioriteti i saj kryesor.

    Lajmi Paraprak

    Fati i takimit të liderëve mbetet i paqartë, ndryshimet kushtetuese një proces i vështirë

    Lajmi i rradhës

    “Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”: Rrëfimet e punëtorëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë