Aggeler: e ndjekim nga afër procesin në Këshillit Gjyqësor

    Angela Ageler, ambasadore e ShBA-së në Shkup / Fotografia: REL

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se SHBA po e ndjek nga afër procesin pas miratimit të interpelancës në Kuvend ndaj 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ajo tha se është e rëndësishme që të respektohen procedurat ligjore.

    “Jemi duke e ndjekur nga afër, procedurat në Parlament dhe qëndrimet e tyre, për secilin rast, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndiqet ligji, dhe të ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente për të gjithë ata që e vëzhgojnë”, tha Aggeler.

    Ndryshe ditë më parë Kuvendi miratoi interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët i akuzoi si përgjegjës për situatën me gjyqësorin në vend.

    Lajmi Paraprak

    Shekuj në pandemi…

    Lajmi i rradhës

    Vrasja te Mavrovasja, Elvin Kurtoviç dënohet me burgim të përjetshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë