Pas specializimit, 40 për qind e specialistëve ikin jashtë shtetit

    Mbi 40% e specialistëve privatë ikin jashtë shtetit posa të specializojnë. Ndërsa, janë të shumta edhe rastet e specializantëve me kuotë publike që marrin kredi për t’i kthyer shtetit dyfishin e parave të subvencionimit vetëm që të shkëpusin marrëveshjen 5 vjeçe dhe t’u hapen rrugët për te emigruar në Perëndim.

    Nga Shoqata e mjekëve specializantë thonë se 12-16 mijë euro paguajnë në klinika për të kryer studimet. Madje kryetarja Shoqatës Aleksandra Georgieva thotë se fatin e qindra specializantëve do ta ketë edhe vetë ajo.

    “Sa i takon planit tim personal me të vërtetë varet nga zgjidhjet e sistemit për specializantët privatë, përderisa nuk do ketë punësim në 24 muajt e ardhshëm që përkon me periudhën që do të bëhem specialiste e diplomuar, sigurisht do ta shqyrtoja opsionin e emigrimit, ashtu siç e shikojnë një numër i madh i kolegëve të mi, me të cilët çdo ditë jam në komunikim. Për disa arsye, por arsyet kryesore për ikjen e mjekëve janë kërkimi për jetë më të mirë dhe stabiliteti financiar”, deklaroi Aleksandra Georgieva, Kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

    Madje specializantët privatë jo çdo herë marrin pagesat për kujdestaritë që bëjnë nëpër disa klinika.

    “Nuk është puna aty që ne të kujdestarojmë këtu dhe të mos marrim asgjë. Ne mund të kemi më pak kujdestari, por kolegët në Pediatri, Kirurgji dhe Gjinekologji çdo 3-4 ditë mbajnë kujdestari. Nuk ka logjikë të mos u paguhen, të paktën puna”, tha Ahmed Nuredin, Specializant.

    Për të kualifikuar një specializant, duke përfshirë edhe studimet e mjekësisë duhet së paku 12-14 vjet dhe shpenzime prej mijëra eurosh dhe në fund kuadri i përgatitur ikën i gatshëm jashtë shtetit.
    Specializantja e Kardiologjisë tha se mungesa e kuadrit profesionistë ka quar në mbylljen e disa reparteve.

    “Problemi shtesë është partizimi, si në çdo fushë tjetër edhe në profesionin tonë ka partizim, ka punësime që shkojnë sipas lidhjeve të caktuara. Njerëzit që nuk e gjejnë vetën në këtë sistem vendosin të ikin. Për të mos ardhur tek kallapsi i sistemit, ku vërehet në brendësi të Maqedonisë, në Shkup nuk ndihet edhe aq shumë, por në qytetet si Shtip, Tetovë e Manastir ndodh të mbyllet i gjithë reparti spitalor nga që atje nuk ka kuadër mjekësor”, theksoi Aleksandra Georgieva, Kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

    Një specializant privat pagën bazë e ka 26 mijë denarë, pa iu llogaritur kujdestaritë. Ndërsa në shtetet që emigrojnë specializantët, siç janë Gjermania, Zvicra, Austria, Sllovenia etj. pagat janë katër fish e më shumë. Kritika e fundit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj vendit tonë është pikërisht për ikjen e madhe të kuadrove të kualifikuar, përveç në fushën mjekësore po ashtu në të gjitha profesionet tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Ndjellja e armiqësive dhe ndasive nuk janë në favor të ruajtjes së paqes dhe integritetit të shtetit”

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit nga 11 prilli do të hidhen në greve të përgjithshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë