Aggeler: nuk ka asnjë detyrim ligjor që Fronti Europian të jetë pjesë e Qeverisë

    Ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler thotë se nuk ka detyrim ligjor që Fronti Evropian të jetë pjesë e qeverisë, sipas saj, mandatari vendos se cilin koalicion do të marrë për partner qeveritarë.

    Ambasadorja amerikane Angela Ageler në intervistë për “360 gradë”, foli edhe për vendimin e VMRO-DPMNE -së që në qeveri për partner të merr Vlenin dhe jo “Frontin Evropian” që kishte epërsi të votave. Ageler tha se është vendim I mandatarit që të zgjedh se cilën parti të merr në koalicion dhe për këtë sipas Ageler nuk ka detyrim ligjor.

    “VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë” – tha Ageler.

    Në intervistë për “360 gradë” e pyetur se çfarë mendon për kandidaturën për ministër të këtij politikani me orientim pro rus, ambasadorja tha se deklaratat e tija janë tronditëse dhe për t’u dënuar. Ageller paralajmëroi se SHBA-të nga afër do ta ndjekin punën e tij.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski do të jetë kryeministri i 20 burrave dhe tri grave

    Lajmi i rradhës

    Euro 2024, arenë e rivaliteteve ballkanike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë