DO TË NDRYSHOHEN GYPAT NË GJATËSI PREJ 11 KILOMETRA – Vetëm kjo do ta shpëtojë Tetovën nga etja

    Gjysma e Tetovës tash e dy javë është pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë plasja e tubit kryesor që furnizon qytetin me ujë. Autoritetet thonë se tashmë ekipet ndodhen në zonën e Lesnicës, por për shkak të temperaturave të ulëta, punimet për riparimin e defektit do të zgjasin disa ditë, përcjell Nistori.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Nuredin Fetai për Alsat deklaroi se arsyeja e plasjes së shpeshtë të këtij gypi është se nuk është i vendosur sipas standardit të kërkuar për presionin e ujit. Këtë dimër vetëm do ta riparojnë defektin, ndërsa në pranverë është planifikuar të zëvendësohet tërësisht tubacioni në një gjatësi prej 11 km.

    “Tubacionet në dokumentacion janë shkruar ndryshe, ndërsa në terren ka të tjerë që nuk i plotësojnë kriteret dhe shfaqen defekte. Por, në koordinim me kryetarin e komunës, në pranverë do të shikojmë rrjetin e ujësjellësit, në dokument janë shkruar 12 tuba, ndërsa në terren janë gjashtë tuba dhe nuk e durojnë presionin. Do të na duhet të ndërrojmë gypat për rreth 10 apo 11 kilometra”, deklaron Fetai.

    Në konferencën e fundit për media, kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami, paralajmëroi revizion të të gjithë projektit të ujësjellësit dhe theksoi se nuk ka pasur as pranim teknik para se të vihej në përdorim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kronologjia e mospajtimeve midis Kurtit dhe BE-së

    Lajmi i rradhës

    A ishte ngjarje suksesi edhe pas 20 viteve, monedha euro?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë