Aggeler për Grubin: ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta

    Është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler. Ajo për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, i dyshuar në rastin e “Lotarisë së Shtetit”, tha se nuk ka asnjë koment për atë që po ndodh me Grubin, por tha se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, përcjell Nistori.

    “Nuk e di ku është. Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai (Grubi) të jetë një prej tyre,” tha Ageler.

    Grubi është arratisur jashtë vendit dhe për të është lëshuar një urdhër. Fillimisht ai deklaroi veten se ishte në Kosovë dhe se do të kthehej, por kjo nuk ndodhi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski shpreson që prokuroria ta thërrasë Ahmetin në bisedë informative për Grubin

    Lajmi i rradhës

    PThP me procedurë ndaj Despotovskit dhe shtatë personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë