Aggeler: Qytetarët duhet ta dijnë pse miratohet Ligji për amnisti

    Ambasadorja amerikane Angela Aggeler, ka kërkuar nga liderët e shtetëror që t’u sqarojnë qytetarëve pse e miratojnë Ligjin për amnisti.

    E pyetur se çfarë mendon SHBA për këtë ligj, i cili ndodhet në procedurë kuvendare, ajo tha se procesi duhet të kalojë me transparencë dhe qytetarët duhet ta dijnë se çfarë ndodh dhe pse miratohet ky ligj.

    Ajo shtoi se SHBA nga afër e ndjek këtë proces.

    Aggeler komentoi edhe ndryshimet kushtetuese që duhet të miratohen për nisjen e negociatave me BE-në. Në këtë drejtim, ajo tha se është e rëndësishme që RMV të jetë pjesë e BE-së, për shkak të së ardhmes së gjeneratave të reja.

    Lajmi Paraprak

    Mos qofsha patriot si ju!

    Lajmi i rradhës

    Si mund të arrihet deri te dorëzimi i Radoiçiqit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë