“Agim Nuhiu, kukull qyqare të cilin nuk e pyet askush për asgjë në Ministrinë e Drejtësisë”

    Aleanca për Shqiptarët ka reagua në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Presidentit, për faljen e disa të dënuarve dhe sipas ASh-së, vrasësve të fëmijëve si Sead Koçan dhe Boban Iliq, ku funksionarët e BDI-së vazhdojnë me fshehjen qyqare të dorës që gjuan gurin, njofton Nistori.

    “Deklarata e zëvendës ministrit të drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili ngjashëm veproi edhe më 27 prill, vetëm se dëshmon që ai dhe bashkëpartiakët e tij janë në Qeveri vetëm për të legjitimuar vendimet banditeske të këtij regjimi. Në vend se të distancohet, Nuhiu duhet të saktësojë nëse është qyqar dhe fshihet pas Mariçiqit, apo është kukull të cilin se pyet askush për asgjë në atë ministri.” – thonë nga ASh.

    Partia opozitare kërkon që në të dyja rastet Nuhiu duhet të largohet menjëherë nga ai post, pasi vetë e ka pranuar se nuk është i denjë për të njejtin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit me fëmijën e madh

    Lajmi i rradhës

    Covid-19 nuk është gënjeshtër, por një sëmundje e rrezikshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë