Ahmeti: Dibra nuk është e lindjes dhe regresit, por është proeuropiane

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ditë më parë realizoi takim me qytetarët e komunës së Dibrës ku të dielën me 14 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, përcjell Nistori.

    Në takimet me qytetarët, kryetari Ahmeti ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit të komunës së Dibrës, duke ftuar ata që të votojnë për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka dhe të mbështesin programin e tij zgjedhor i cili dukshëm do të përmirësojë cilësin e jetës së qytetarëve.

    “Të gjithë qëndrojmë prapa kandidatit tonë dhe porojekteve që ai i prezanton para jush. Dhe të gjitha këto projekte do të realizohen sepse Duka dhe ekipi i tij e ka mbështetjen e BDI-së dhe qeverisë proeuropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shporta e konsumimit për një familje çdoherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Disa shtete europiane rikthejnë masat kufizuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë