Ahmeti: E drejtë e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë, ndërsa vlerësimin e bëjnë qytetarët

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin debativ “Klan Debat” në Klan Macedonia, foli për rethanat aktuale politike, menaxhimin e krizës globale, kontestin me Bullgarinë dhe integrimin e vendit në BE. Kreu i BDI-së foli edhe për iniciativën e bllokimit të Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetjen që merr nga Lëvizja Besa, përcjell Nistori.

    “Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i VMRO për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojm të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit”, ka thënë Ahmeti duke pyetur se cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotazhën ose bllokadën.

    “A duan të përmirësojnë imazhin e partisë apo duan të jenë vrima e zezë në vend se di. Bojkoti nuk ka përkrahje nga asnjë vend me demokraci të përparuar, nuk e di cila është agjenda e tyre por të sabotosh ligjet që janë në dobi të vendit do të thotë se nuk do fitojnë ndonjë imazh të mirë para qytetarëve. Zani kohën e kemi pëpara dhe do shohim cila është agjenda, sepse unë fola parimisht dhe e di se nuk kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE, ato janë kundër këtyre strategjive, sepse janë në dëm të zhvillimeve dhe proceseve”, ka theksuar kështu Ahmeti.

    Duke folur më tej mbi legjitimitetin e Qeverisë, kreu i BDI-së ka shtuar se Qeveria ka legjitimitet të plotë dhe se e drejt e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë ndërsa vlerësimin e bëjnë qytetarët.

    “Plotësisht, kjo Qeveri ka legjitimitet sepse Zaev ka shpallur kandidaturën për kryeministër dhe është votuar LSDM, është votuar BDI dhe partitë e ne jemi sistem parlamentar kush fiton shumicën ai e bën qeverinë dhe brenda katër viteve do të varet sa do e jetëson platformën e prezantuar. Nëse nuk arrinë pas katër viteve ta realizosh atë, do të shohim a do fitoni mandatin, fole atë që e bën dhe njerëzit vlerësojnë nga ajo që bën, e jo nga ajo që premton e nuk e bën”, ka thënë më tej Ahmeti duke shtuar se e drejta e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë.

    “Mos prisni që opozita të bëj orkestër folklori dhe të këndojë për punët e Qeverisë, opinioni është ai që vlerëson dhe gjykon, pse janë mediat të shohin të bardhën dhe të zezën”, ka theksuar më tej Ahmeti.

    Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, në qoftë se VMRO mendon që për shkak të krizës globale vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë tërë Europa duhet të shkojë në zgjedhje, ka shtuar më tej Ahmeti gjatë debatit.

    “Vendi shkon në zgjedhje nëse ka krizë dhe ne kemi provuar nga ajo që kemi përjetuar më herët. Vendi ka qenë në krizë të thellë në vitin 2015-16 me skandalin e përgjimeve por në këto rrethana kur ne kemi krizë serioze duhet që qasjen ta kemi më serioze për të krijuar momente më të mira për tejkalimin e situatës, duke qenë kontribues për një paqe më të fortë dhe ne me të gjithë kapacitetet që kemi jemi anagazhuar që të jemi kontribues në paqëbërje. Ne bëjmë përpjekje të zgjidhim kontestin me Bullgarinë dhe unë do isha dakorduar me Mickoskin sikur të kishte apeluar për një takim të tillë sepse problemi me Bullgarinë na paraqet problem serioz në hapjen e negociatave, jo rastësisht insistojmë dhe kemi punuar gati dy dekada që vendi jonë të jetë pjesë e NATO dhe BE. E shohim si të dobishme pasiqë kështu kontribojmë në sigurinë më të madhe, vetëm një krahasim të bëhet sikur në këtë krizë të jashtëzakonshme si do të kishim vepruar sikur mos ishim pjesë e NATO-s”, ka thënë Ahmeti.

    Situata e menaxhuar në kohë të krizës globale dhe rritje të çmimeve, Ahmeti shtoi se si Qeveri është menaxhuar shumë mirë madje edhe më mirë se disa vende të rajonit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo qeveri nuk ka besueshmëri

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE dhe koalicioni fillojnë me bllokimin të Kuvendit

    Lajme tjera

    FITORE E OPOZITËS

    OPOZITA NË KOSOVË FITON 23 NGA 27 KOMUNAT ME SHUMICË SHQIPTARE. Me një fushatë që filloi herët në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë