Sela: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo qeveri nuk ka besueshmëri

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Sela, tha se ata si opozitë janë të vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse sipas Selës, kjo qeveri nuk ka më as kredibilitet dhe as legjitimitet për të qeverisur. Ai shtoi se i pari që ka hubur kredibilitetin në këtë qeveri është Ali Ahmeti me kryeministrin e parë shqiptar që nuk u bë kurrë.

    “Kjo Qeveri nuk ka as kredibilitet, as legjitimitet, për të vazhduar për të qeverisur. I vetmi kredibilitet moral është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, por siç i shohim si shkojnë negociatat edhe kjo është e konsumuar. Atëhere një aktor politik që e ka humbur komplet kredibilitetin është Ali Ahmeti. Sepse ai kishte premtuar kryeministrin e parë shqiptar gje që nuk u bë. Legjitime janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, prandaj ne i kërkojmë me këmbëngulje”, tha Sela.

    I pyetur nga media nëse Ziadin Sela dhe partia e tij ASh do ta përkrahin nismën e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar Kuvendin, ai u përgjigj se secila parti ka agjendën e vet parlamentare, Aleanca për Shqiptarët nuk është për bllokimin e Kuvendit.

    “Çdo subjekt politik ka agjendën e vet, për agjendën e Aleancës për Shqiptarët flasim ne, ne nuk jemi për bllokimin e Kuvendit. Ata që bllokojnë Kuvendin është puna e tyre, ne përgjigjemi për veten tonë. Duhet të pyeten ata dhe jo ne”, tha Sela.

    Kemi propozuar që lojërat e fatit të spostohen në hotelet me 5 yje

    Kryetari Sela, tha se Aleanca për Shqiptarët ka prozuar sjelljen e disa ligjeve, siç është ligji i lojrave të fatit që të spostohen vetëm në hotelet me 5 yje.

    “Çdo subjekt politik ka agjendën e vet, për agjendën e Aleancës për Shqiptarët flasim ne, ne nuk jemi për bllokimin e Kuvendit. Ata që bllokojnë Kuvendin është puna e tyre, ne përgjigjemi për veten tonë. Duhet të pyeten ata dhe jo ne”, tha Sela.

    “Qëndrimet tona si Aleancë për Shqiptarët ne i kemi sqaruar. Ne kemi dalë dhe kemi paraqitur agjendën tonë, ku kemi paralajmëruar sjelljen e disa ligjeve. Kemi sjellë në procedurë Ligjin për lojërat e fatit që planifikojmë të spostohen në hotele me 5 yje, dhe ligji i shkollave të mesme për rastin e grave ku shtetin është më afër diktaturës sesa demokracisë, po ashtu edhe një ligjin për përfaqësime adekuate”, tha Sela.

    Lajmi Paraprak

    Zejdi kundër Alternativës: Në 100 ditët e para nuk u plotësua asnjë nga pikat e Alternativës

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: E drejtë e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë, ndërsa vlerësimin e bëjnë qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë