Ahmeti: Janë qytetarë ata që vendosin se kujt i’a japin besimin për të udhëhequr komunën

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot kreu obligimin qytetarë për të drejtë vote, në një njoftim për opinionin publik ai shprehu entuziazmin e tij për mërgimtarët e Kërçovës dhe komunave tjera, përcjell Nistori.

    “Shumë i lumtur që shoh kaq shumë mërgimtarë të cilët iu përgjigjen kushtrimit tonë në Kërçovë për këtë ditë feste të demokracisë, por edhe që në çdo komunë, në secilin vendvotim votohet lirë. Festë ka demokracia gjithandej në vendin tonë.
    Sot po votohet qetë, pa asnjë pengesë dhe janë qytetarët ata që vendosin se kujt ia japin besimin në komunat tona.”

    Ahmeti bëri thirrje që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke e shprehur vullnetin e tyre me votë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndërtimi i rrugëve, një debat i pafund në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Interesim i madh për vëzhgimin e rrethit të dytë zgjedhor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë