AHMETI: JO RUSISË, PO EUROPËS

    Ali Ahmeti në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Ai bëri edhe një kundër replikë me Antonio Milloshovskin për komunën e Kërçovës, duke i thënë se kurrë më në harmoni shqiptarët dhe maqedonët nuk kanë jetuar, përcjell Nistori.

    Ai gjithashtu i reagoi dhe e pyeti edhe Pavle Trajnov se kur ka qenë më mirë tani që jemi të barabart apo para 20-30 viteve kur shqiptarët janë persekutuar. Nuk është e vërtetë që ju jeni qiraxhi, por është një e vërtetë që Marëveshja e Ohrit, i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marëveshje nuk u ndryshoi vetëm shqiptarëve gjendjen, por me këtë marëveshje fituan të gjithë që jetojnë në Maqedoni, si turqit, romët, serbët, etj.

    Ali Ahmeti tha se lufta e ftohtë ka mbaruar dhe tani është një luftë shurdhe, një luftë me armë bërthamore, duke shtuar se Moska ka shkelë mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, prandaj vendi duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojë.

    “A do të mbetemi peng i atyre ideve që kokën në Moskë, e trupin në Europë. Prandaj pa dallimi përkatësia duhet të themi JO RUSISË, PO EUROPËS”, shtoi Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Gjaku nuk shitet”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun

    Lajmi i rradhës

    Lirë – shtrenjtë, qytetarët në RMV vazhdimisht e blejnë arin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë