Ahmeti: Kam oferta për të mbajtur koncerte edhe për 1 vit

    “Më lejoni që nga këtu t’iu bëj një ftesë miqësore BDI-së, që të mos shkoj me mend e Artan Grubit dhe me 4 të këtij muaji të festojë në Tetovë, pas gjithë asaj që i ndodhi Tetovës dhe tetovarëve në këto 3 ditë tragjedie. Prandaj të reflektojnë dhe të mos provokojnë tetovarët ashtu siç i provokoj shumë keq në një ndeshje futbolli kur krijoi një konflikt të hapur mes Shkupit dhe Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

    Edhe përkundër këtij apeli të Bilall Kasami, BDI sot do ta vazhdojë festën e 20 vjetorit në sheshin Iliria të Teovës.  

     “Ata edhe mund të festojnë, edhe të bëjnë dasma. Por, kjo është ajo dëshmi se fare pak ose aspak nuk mbajnë llogari për jetën e qytetarëve, por prioritet mbi prioritetet e tyre është interesi individual dhe interesi partiak”, tha Elmi Aziri, ASh.

    Në opinionin përflitet se harxhimet e BDI-së për këto festime kushtojnë rreth 100 mijë euro, e se kush i ka mbuluar ato, tregoi vet lideri i partisë Ali Ahmeti.

    “Le ta dinë ata që mërziten, janë më dhjetëra e dhjetëra njerëz të bizneseve që më kanë ofruar vullnetarisht mua që mbulojnë si donator, sepse edhe ata e ndjejnë festën edhe ata e ndjejnë se kanë arritur të përparojnë të kenë sukses pa i rënë kush në qafë. Kështu që i gjithë ky solidaritet jo vetëm dy koncerte, por aq oferta kam, nga zemra që burojnë prej njerëzve sa 1 vjet koncerte të bëj BDI”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    Ahmeti përfundoi se në vend që opozita ta urojë BDI-në dhe Ahmetin për 20 vjetorin ata e akuzojnë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë shkakton mungesa globale të ushqimit

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë