Ahmeti në Tiranë: Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, RMV-në, Kosovën dhe Malin e Zi

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë me fjalë mbështetëse për rrugëtimin drejt BE-së. Ahmeti mbështetjen ia shprehi Ramës në Samitin e III-të i Diasporës që këtë vit organizohet në Tiranë, përcjell Nistori.

    “Të gjithë të rinjtë le të kapin diturinë në universitetet më të mira të Europës dhe Amerikës dhe t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre”, theksoi Ahmeti.

    “Ne me dituri e mençuri, vendet tona mund t’i kemi shumë shpejtë anëtare të BE-së. Ashtu siç jemi në NATO, nesër do të jemi në Bashkimi Europian. Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri pa Ballkanin Perëndimor. Fundi i fundit, djepi i Europës është Mesdheu”, deklaroi Ahmeti ndër të tjera.

    “I dashur Edi, unë mendoj se ne së bashku jemi një hap para anëtarësimit. Duhet edhe më fortë ta ngrisësh zërin, ashtu siç e ke ngrit deri tani. Neve tjerëve nuk na ke pas por në krahë”, shtoi Ahmeti në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë.

    Njëjtë si sot Edi Ramës, Ahmeti gjatë ditës së djeshme u dëgjua t’i thotë edhe Stevo Pendarovskit, kryetarit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit, Dimitar Kovaçevski në lidhje me gjuhën maqedone. Në mbështetjen për gjuhën maqedone “neve nuk na keni pas, por në krah”, kjo gjatë manifestimit për nder të ditës së Alfabetit shqip, që u mbajt në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Kandidati i Vuçiqit për ambasador, i padëshiruar në Slloveni

    Lajmi i rradhës

    Penumonia misterioze “godet” fëmijët në Kinë/ Frika për një pandemi të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë