Ahmeti: Nuk ka hapësirë për shumicë të re që synon opozita | Zaev: Negociata me Alternativën për zgjerim të shumicës

    Kush do ta ketë shumicën të hënën? A do të rritet numri i deputetëve në kampin e opozitës apo të pushtetit? Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në debatin e mbrëmshëm “Click Plus” tha se nuk ka hapësirë për shumicë të re të cilën e synon VMRO-DPMNE-ja. Lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Zaev se në qoftë se e humb qytetin e Shkupit do të japë dorëheqje, Ahmeti me qëndrim se këto janë zgjedhje lokale, e jo parlamentare.

    Edhe kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se partnerët e tij të koalicionit, por edhe partnerët në pushtet do të qëndrojnë bashkë. Ata këtë e thanë publikisht dhe nuk ka hapësirë për ndonjë lëvizje, sepse besojmë në politikat që i zhvillojmë bashkë, tha Zaevi në një intervistë për TV Klan. Paralajmëroi se kanë negociata me Alternativën për zgjerim të shumicës.

    Nga ana tjetër, opozita vazhdon të pohojë se shumicën e re parlamentare do ta krijojnë ata menjëherë të hënën. Këtë, në profilin e tij në Fejsbuk e shkruajti edhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

    Opozitarja VMRO-DPMNE, tashmë një kohë më të gjatë është duke folur për krijimin e shumicës së re parlamentare, duke siguruar se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të shpallin se e njëjta tashmë është formuar.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria dorëlirë në prag të zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Po punojmë me qeverinë e RMV-së dhe Bullgarisë për të gjetur një zgjidhje pozitive “win-win”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë