Ahmeti për vdekjen e Pardew: Shqiptarët humbën një mik shumë të rëndësishëm

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e vdekjes së diplomatit amerikan James W. Pardew, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe e ka vlerësuar lartë personalitetin e tij, duke e përshkruar si një ndër figurat më të rëndësishme që ka kontribuar në misionin e paqes dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përcjell Nistori.

    Ahmeti në mesazhin e ngushëllimit shprehet se James W. Pardew ka qenë një personalitet që ka dhënë kontribut të madh në diplomacy dhe për një botë më të mirë.

    “Shqiptarët dhe rajoni humbën një mik të madh, një figurë shumë të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare. James W. Pardew, ishte një prej atyre personaliteteve që kontributin e tij e bënte pikërisht për një botë më të mirë. Shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë edhe sot e kësaj dite vlerësojnë lartë misionin e tij të paqes që u arrit në vendin tonë me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit kryetari i BDI-së Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët që përdorin ekrane me prekje kanë probleme me gjumin

    Lajmi i rradhës

    Arsimi i detyrueshëm është e drejta e fëmijës (lëvizje) e cila është edhe më e shenjtë se e drejta e babait

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë