Kerim: Nga 1 maji hiqen masat në RMV?

    Nëse menaxhohet mirë, nga turizmi mund të arrijmë deri në një miliardë dollarë të ardhura vjetore, pohon kryetari i Odës së Turistike-Hotelierike, Arkan Kerim. Ai erdhi në krye të kësaj ode në një periudhë plotë sfidash dhe problemesh, por siç thotë, ka një strategji. Shton se për ta përmirësuar situatën, do ta shfrytëzojë përvojën e tij shumëvjeçare në këtë fushë.

    “Kur e mora përsipër menaxhimin me këtë odë, thashë para të gjithë të pranishmëve se do të bëjmë pesë nënsektorë brenda odës për menaxhim sa më të lehtë dhe më të mirë të të gjithë punës. Do të kemi nominim për 5 nënkryetarë. Do të kemi sektor për hotelieri, sektor për agjencitë turistike, sektor për hotelierët, sektor në vete për transportuesit e udhëtarëve, dhe gjëja e fundit të cilën do ta bëjmë është – sektor për trajtim të kuadrit. Të gjithë këta sektorë do të bashkohen dhe do të bëjmë një komponent më të bukur për t’i zgjidhur problemet tona në korrelacion me shtetin”, tha Arkan Kerimi, Kryetar i Odës Turistike-Hotelierike pranë LOEM-it.

    I pyetur nëse do të angazhohet për heqje të tërësishme të masës për kërkim të certifikatave gjatë hyrjes në objekte hotelierike, Kerimi me përgjigje:

    “Shteti e menaxhon me sukses këtë proces. Nuk nxituan si në disa vende të tjera ku menjëherë pasi i shfuqizuan masat, numrat sërish u rritën shumë shpejt. Te ne, numrat janë në nivel të kënaqshëm. Në të gjitha vendet jemi në “listën e gjelbër” për udhëtim dhe mendoj se me fillimin e pranverës të gjitha këto gjëra do të menaxhohen në nivelin më të mirë të mundshëm. Mendimi im është se nga 1 maji masat do të hiqen”, tha Kerimi.

    Kryetari i Odës Hotelierike thotë se për sezonin e ardhshëm turistik janë planifikuar nga 3 linja ajrore çdo ditë për në Antali, kurse për Hurgadë do të fluturojnë 4 avionë në javë. Sipas Kerimit, si gjatë pandemisë, po ashtu edhe tani pritet të udhëtojnë shumë shtetas të Maqedonisë, sepse pushimin e shohin si “relaksim” nga pandemia. Do të ketë edhe rritje të lehtë të çmimeve të prenotimeve, përfundon Kerimi.

    Lajmi Paraprak

    Atletja ukrainase fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Beograd

    Lajmi i rradhës

    Numri i divorceve në RMV është në rritje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë