Ahmeti – VLEN-it: çka ju shtyri të gaboni?!

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se do të demonstrojnë pakënaqësit e tyre për mosrepsektim të legjitimitetit të BDI-së dhe Frontit Europian, raporton Nistori.

    Ahmeti tha se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet etnik dhe njoftoi se, do t’i shpjegojnë opinionit se Maqedonia e Veriut ka perspektivë dhe ardhmëri duke e respektuar votën e lirë dhe legjitimitetin që buron nga sovrani.

    Ali Ahmeti ka një pyetje për VLEN-in: oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër u shtyri që të gaboni?

    Ahmeti për VLEN-in tha se, për 22 vjet kanë qenë të veshur me pushtet dhe pyeti nësse oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër u shtyri që të gabojë VLEN.

    “Nuk e di çka ndodhi në kampin të quajtur opozitar, sepse opozitar asnjëherë nuk kanë qenë, të gjithë, kanë qenë të veshur me pushtet për 22 vjet dhe ju të gjithë e dini. Se çka i shtyri të bëjnë këtë gabim, këtë përgjigje duhet ta japin ata. Oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër”, tha Ahmeti.

    Ahmeti tha se kanë dëshmuar se nuk janë të lidhur për grada por janë të interesuar për procese qe vendin e çojnë përpara dhe krijojnë stabilitet politik dhe etnik dhe shtoi se, Maqedonia ka ardhmëri kur komunitetet më të mëdha janë në harmoni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM-ja voton për kryetarin e ri

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: 250 milionë euro për zhvillimin e komunave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë