Lloga: Ndryshimet kushtetuese do të na e hapin rrugën drejt BE-së

    Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE kërkon nga ne që të intensifikohen aktivitetet për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore(juridike) nëpërmjet të reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive (në veçanti të shprehive të gabuara) si dhe të paragjykimeve, përcjell Nistori.

    “Fillimisht më lejoni të shpreh kënaqësinë time që pas 20 viteve ndodhem përsëri në UEJL, në shtëpinë time, këtu ku kam kaluar vitetet më të bukura të jetës, bashkë me profesorët e mij, me kolegët dhe me miqtë.

    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin dhe fuqizimin e kornizës ligjore dhe institucionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Axhenda e reformës kërkon përkushtim, njohuri, por edhe mbështetje nga të gjithë faktorët në përpjekjen për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Para nesh janë ndryshimet kushtetuese. Nga ne varet nëse do të ecim në rrugën e BE-së, apo do të qëndrojmë në vend. Është koha që të gjithë së bashku të marrim një vendim shtetëror“, tha Lloga.

    Kapitulli 23 “Gjyqësia dhe të drejtat themelore” nga Klasteri “Themelet” është kyç në procesin e eurointegrimit.

    “Kemi vullnet politik, por edhe përkushtim për të zgjidhur mangësi të caktuara në fushën e gjyqësorit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si Ministri e Drejtësisë, ne kemi bërë shumë në drejtim të reformave në sistemin e gjyqësorit; në proces është digjitalizimi në gjyqësor, po përgatitet një Strategji e re për Reformën e Sektorit të Gjyqësorit 2023-2027.

    Pas, gati tri dekadave, me siguri deri në fund të vitit do të kemi Kod Penal krejtësisht të ri, ndërsa në proces është edhe përgatitja e Kodit të parë Civil në të cilin për herë të parë në një akt do të jetë e kodifikuar çështja civilo-juridike. Këtu janë edhe Ligjet për falje, për menaxhim me pasurinë e konfiskuar, për drejtësinë për fëmijët, për kryerjen e sankcioneve dhe të tjera, të cilat së shpejti do të hyjnë edhe në procedurë parlamentare“, theksoi Lloga.

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë: | Ç’mendojnë rusishtfolësit në Gjermani?

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Për ne si pushtet lokal, sfida më e madhe është ngritja e kapaciteteve profesionale në strukturën e brendshme administrative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë