Ahmeti – Siljanovskës: nuk i njihni ligjet – çështja e Tribunalit është punë e mbyllur!

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Klan Maqedoni komentoi deklaratën e kandidatën së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkovës për dënimin e krimeve të luftës së vitit 2001 në një Tribunal Ndërkombëtar, përcjell Nistori.

    Ahmeti tha se Davkova Siljanovsa pavarësisht se është profesoreshe e të Drejtës Ndërkombëtare, ajo nuk i njeh ligjet.

    “Ajo është profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare dhe nuk e njeh Të Drejtën Ndërkombëtare. Ushtria Clirimtare Kombëtare, unë si komandant I saj kam nënshkruar amnisti të palëve ne luftë, kjo është ënnshkru edhe nga SHBA dhe ajo është garancë. Unë ju kam thënë ndërkombëtarëve në këtë vend në 45-tën janë vra shqiptarët, por a më garantoni ju që më kjo gjë nuk do të ndodh? E kam nxjerr xhaketën time dhe ua dhash atyre, xhaketën me gjakun e një ushtari, ai pas 20 viteve e ka publiku atë foto. Aministria është mbyll. Tribunali i kthej rastet se nuk kishte argumente. Dy raste që i vërtëtoi Haga u përgjigj Tarçullovski dhe Boshkovski, asnjë ushtar, asnjë komandat. Unë jam përgjigj para tribunalit dhe jam përgjigjur për të gjitha, që nga komandani e deri tek datejet tjera. Kam marr përgjegjësi që unë përgjigjem për gjithçka, jo ushtarët e mi”, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme që do të ndodhin nga 8 maji, duke përfshirë edhe ndryshimet në vokabular. Ai ka theksuar se ka nënshkruar një amnisti të rëndësishme mes palëve, e mbështetur nga ShBA dhe BE, dhe ka kërkuar garanci për mosdhunimin e shqiptarëve pas shpalljes së saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: mbështetja për VMRO-DPMNE-në do të thotë kthim në të kaluarën

    Lajmi i rradhës

    Më të freskëtat e majit – Frutat dhe perimet e sezonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë