Osmani: Qasja jonë është për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme me Bullgarinë

    Qasja e Qeverisë aktuale bullgare është konstruktive, veçanërisht në ndërtimin e besimit si në retorikë ashtu edhe në hapat. Dua të inkurajoj atë konstruktivitet dhe t’i përgjigjem këtij konstruktiviteti me konstruktivitetin tonë dhe shpresoj që në ditët dhe javët e ardhshme të marrim hapa për të rivendosur besimin, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, pas ngjarjes së organizuar në prag të Forumit të Prespës për Dialog të planifikuar për në muajin korrik, përcjell Nistori.

    “Formalisht – ligjërisht nuk ka asnjë pengesë për Republikën e Bullgarisë që të lejojë organizimin e konferencës ndërqeveritare bazuar në një vendim politik të bërë tashmë në mars. Nuk dua të rris pritjet e qytetarëve sepse në disa raste kemi qenë dëshmitarë se ky proces ka provuar të jetë shumë kompleks. Sidoqoftë, ne jemi akoma atje. Qershori është dritarja më e mirë e mundësive mbase në dy vitet e ardhshme dhe se ne vendosëm gjithë energjinë tonë dhe të gjitha kartat në qershor si një mundësi për të kapërcyer këtë bllokadë”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarve, sa larg është procesi i bisedimeve me Bullgarinë.

    Ai rikujtoi se tashmë është vlerësuar propozimi i presidencës portugeze si bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve sepse merren parasysh, siç tha ai, ndjeshmërinë e të gjitha palëve – palën tonë, palën bullgare, por edhe vendet anëtare që nuk pranoni bilateralizimin e procesit të negociatave.

    Lajmi Paraprak

    Shkencëtarët shpuan vrimën më të thellë në oqean

    Lajmi i rradhës

    Gjenocidi në Namibi | Gjermania kërkon falje, do të paguajë 1,1 miliardë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë