Ahmeti: VLEN poshtëroi shqiptarët — Taravari e kuptoi, shpresoj edhe të tjerët

    Simptomat e para se ASH do të largohet nga VLEN u panë që në momentin kur Taravari tha se ka kanale komunikimi me BDI-në. Se ka pasur komunikim e konfirmoi edhe vetë kryetari integrist Ali Ahmeti.

    “Ashtu siç e ka pohuar edhe z.Taravari, kam pasur një bisedë të shkurtër telefonike dhe asgjë më tepër”, u shpreh Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së

    Sipas Taravarit, arsyeja pse ASH nuk arriti marrëveshje me liderët tjerë të VLEN-it, ishte se ai dëshironte të shkojë në zgjedhje lokale me lista të veçantë të këshilltarëve, gjë që të tjerat nuk u pajtuan. Megjithatë Ahmeti thotë se ka një arsye tjetër.

    “Me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV i kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptarët e RM-së. Thirrje në vazhdimësi u kemi bërë që të braktisin institucionet të mos bëhen pjesë e poshtërimit. Të mos jenë pjese e devalvimit të shqiptarëve. Sa ma parë që e kuptojnë të gjithë këtë…si duket nga të gjitha zhvillimet dhe raportet që më vijnë z. Taravari e ka kuptuar që pozitat e shqiptarëve në pozitat e Maqedonisë, përveç se një argat dhe çka u thotë agai atë e bëjnë. Si duket e ka kuptuar më herët. Uroj që edhe të tjerat ta kuptojnë” , tha Ahmeti.

    Por nëse BDI fillon bashkëpunimin me Taravarin, çfarë do të ndodh me Ziadin Selën?

    “Me z. Ziadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë”, shtoi ai.

    A do të mbetet në Frontin Europian dhe si do të vazhdojë më tutje, kjo do të mësohet të hënën në Click Plus, ku mysafirë do të jetë pikërisht Ziadin Sela. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e fuqisë punëtore — kërkohet të kthehen të kualifikuarit tashmë në pension

    Lajmi i rradhës

    Maratonë me robotët në Kinë, 21 makineri humanoide garojnë me njerëzit dhe ia dalin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë