Ajten Krasniqi nga Mitrovica ndër 100 gratë më me ndikim në Turqi

    Ajten Krasniqi nga Mitrovica, me profesion orientaliste është shqiptarja më e vjetër që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, përcjell Nistori.

    Ajo tregoi se ka 27 vite që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.

    “Jam nga Mitrovica, jam që 35 vjet në Stamboll. U martova me turk, burrin e gjeta në Venedik. Unë kam ligjëru në Fakultetin e Venecias gjuhën turke”, u shpreh zonja Ajten në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

    Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka botuar gjithsej 18 libra.

    “Ajteni është orientaliste e njohur, njeh turqishten, persishten, arabishten, osmanishten. Ka qenë profesore në Universitetin e Venecias, profesore në Universitetin e Sarajevës, profesore në Medresën e Sarajevës, u martua me djalin e njërit prej akademikëve më të mëdhenj të Turiqë dhe jeton në Turqi që prej vitit 1991“, tregoi Fevziu.

    Tutje, zonja Ajten tregoi se 50% e dokumente në Arkivin e Perandorisë Osmane janë për Ballkanin.

    “Arkivi ka 120 milionë dokumente. 50 % i takojnë Ballkanit. Ka dokumente me miliona për shqiptarët.”, tha ajo. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tërmetet ngrenë alarmin për qëndrueshmërinë e godinave në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë nuk janë të rëndësishëm për politikanët në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë