Aksioni në “Kvantashki”, konfiskohen 15 tonë fruta dhe shpërndahen si donacion nëpër shkolla e spitale

    Në aksionin e djeshëm në tregun me shumicë “Kvantashki”, inspektorët konfiskuan 15 tonë fruta-perime. Gjobat e aksionit të parë nuk ua kanë lënë shenjë importuesve, andaj kësaj radhe ua morën edhe mallin. Nga Ministria e Ekonomisë thanë se aty kanë shitur ilegalisht edhe me pakicë pa fatura, me fletëpagesa. Aksionet pritet të vazhdojnë edhe në pazaret e gjelbra ku tregtarët individual nuk japin as kuponë fiskal.
    Kreshnik Bekteshi tha se deri të premten do të dorëzohen kallëzimet penale ndaj gjithë atyre kompanive.

    “Ka kallëzim penal për udhëheqësit të “Kvantashki” – kompanisë Anmark Mk DOOEL. Kemi gjobitur importuesit e fruta-perimeve, si “Savari”, “Astra fresh”, “ Atlantik”, “Fructa-Fructa”, “Strima”, “Nectar Fresh”, “Ema Still”, por edhe për kompanitë që merren me tregti me pakicë si “Vero”, “Stokomak”, “Kipper”, “KAM”, “Zendolino Komerc”, “Tinex” dhe “Misa MKB”. Aksionet nuk do të ndalen do të zbatohen çdo ditë deri në përfundimin e vendimeve”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Për kompanitë që kanë bërë shmangia të tatimit në vlerë mbi 10 mijë euro do të kenë edhe kallëzime penale përveç gjobave. Policia Financiare ka konstatuar se disa kompani kanë bërë evazion fiskal dhe po shqyrtohen akoma të dhënat kundër disa personave juridikë për mosbindje ndaj vendimeve të Qeverisë. Drejtori i Inspektoratit të tregut tha se që tani vet inspektorët do të jenë prezent në seancat gjyqësore pasi në të kaluarën praktika e mosparaqitjes së tyre në gjyq ka amnistuar shkelësit nga dënimet.

    “Nga sot e tutje të gjithë inspektorët, të cilët konstatojnë kundërvajtje të subjekteve ekonomike do të paraqiten në seancat gjyqësore dhe do ti prezantojnë dispozitat ligjore që kanë shqiptuar gjobat. Praktika e mos paraqitje së inspektorëve në gjykata nuk do të ketë më sepse sistemi patjetër duhet të funksionoj”, tha Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit të tregut.

    Artikujt e konfiskuar në tregun me shumicë sot u shpërndanë si donacion Shkollave të fëmijëve me nevoja të posaçme, disa prej spitaleve shtetërore dhe institucioneve shëndetësore si dhe Burgut të Idrizovës. Autoritetet në bazë të faturave të mallit të hyrë në dogana kanë konstatuar se shumë perime janë duke u mbajtur në stoqe të fshehta dhe nuk hidhen në treg ngaqë çmimet janë të ngrira, si për shembull fasulja. Me gjetjen e tyre si dhe të artikujve tjerë të konfiskuar, autoritetet zotohen se do ti japin sërish donacion. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Takimi i parë i Grupit Punues për bullgarët në Kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    Puç në Këshillin Gjyqësor, për të shpëtuar Bexhetin shkarkohet Dameva

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë