Puç në Këshillin Gjyqësor, për të shpëtuar Bexhetin shkarkohet Dameva

    Në vend që të shkarkonin gjykatësin Enver Bexheti, anëtarët e këshillit gjyqësor, shumica prej të cilëve nga radhët e BDI-së dhe VMRO-së, me puç shkarkuan kryetaren e Këshillit Vesna Damevën. Në një situatë të orkestruar nënkryetari i Këshillit Selim Ademi, një ish zyrtar i lartë i BDI-së inicioi shkarkimin e Damevës për të mos u mbërritur tek shkarkimi i Bexhetit që ishte pika e shtatë e rendit të ditës.

    Nënkryetari Selim Ademi, ish zyrtar i BDI-së tash 10 vite është në këtë funksion. Ai në dhjetor kishte votuar për Danevën, ndërsa sot lëshoi një sërë akuzash ndaj saj dhe pasi kjo e fundit nuk pranoi të jep dorëheqje, ai me ndihmë të kolegëve Milazim Mustafa, Mirsad Surroi, Hanif Zendeli, Loreta Georgieva, Pavllina Cërvenkovska dhe Sasho Georgievski e shkarkuan atë.

    Daneva megjithatë nuk e pranoi si të mirëqenë këtë votim, ajo shtoi se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që mundëson shkarkimin e saj nga detyra ndërsa shtoi se e gjithë kjo bëhet me porosi të dikujt nga politika.

    “Ky vendim është i kundërligjshëm, por është evidente që duhet t’i përmbushni dëshirat e dikujt, por vendimi i sjellë në këtë mënyrë, në prezencë të kryetarit të Këshillit Gjyqësor, me votim nga 7 anëtarë pa pas paraprakisht bazë për shkarkimin e kryetares të këshillit gjyqësorë, por s’ka as vota të mjaftueshme me çka sjellët vendim, nënkryetari e merr të drejtën të konstatojë ndalim të funksionit të kryetares”, deklaroi Vesna Daneva, Këshilli Gjyqësorë.

    Daneva tha se shkarkimi i saj është kërkuar nga persona të politikës.

    “Unë realisht nuk e di se si kjo do të përfundojë, përveç se disa persona të politikës do të jenë realisht shumë të kënaqur nëse kjo arrihet”, u shpreh Vesna Daneva, këshilli gjyqësorë.

    Edhe pse arsyetimi për shkarkimin e saj në këtë mënyrë ishte tjetër. Rikujtojmë që muaj më herët dështoi avancimi i gjykatësit Enver Bexheti ndërsa jozyrtarisht mësojmë se nga ajo ditë, tek disa anëtarë të caktuar është lobuar shkarkimi i kryetares Daneva, pasi që nën udhëheqjen e saj, është vendosur edhe ndërmarrja e masave kundër Bexhetit – pikë kjo, që në qoftë se do t’u vendosej dhe do të diskutohej në Këshillin Gjyqësor, do të pamundësonte avancimin e tij në të ardhmen.

    Nënkryetari Selim Ademi megjithatë mohoi të ketë ndikuar ndonjë person i tretë në vendimin e tij për të propozuar shkarkimin e Vesna Danevës. Tha se shkarkimi i saj është aq i domosdoshëm saqë merr përsipër të përgjigjet edhe penalisht në qoftë se ka shkelje potenciale gjatë kësaj procedure. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aksioni në “Kvantashki”, konfiskohen 15 tonë fruta dhe shpërndahen si donacion nëpër shkolla e spitale

    Lajmi i rradhës

    Shkollat profesionale hapin dyert për nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë