Aktakuzë ndaj tre personave për vdekjen e hendbollistit kroat

    Pas zbatimit të procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike-Shkup sot ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale-Vrasje.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit më 7 prill para një klubi të natës në Shkup, bashkë e kanë privuar nga jeta hendbollistin Denis Tot. Pas një përplasjeje verbale , që të tretë e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas çka ai ka nderuar jetë.

    Prokurori Publik kompetent, deri tek Gjykata Penale-Shkup, ka parashtruar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit. 

    Lajmi Paraprak

    Të nxjerrim mësimet nga diktatura e dhuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë