Aktivistët akuzojnë Komunën e Tetovës se në mënyrë vandale kënë ndërruar bravën e derës së SPACE (Video)

    SPACE sot ka reaguar ndaj Komunës së Tetovës, për shkak se ua ka ndërruar bravën e derës hyrëse. Nga SPACE kanë njoftuar policinë për këtë rast, pas disa përfaqësues të komunës kanë urdhëruar që nga hapësira të largohen pajijset e aktivistëve, gjë për të cilën nuk janë pajtuar, raporton Nistori.

    “Sot në mengjes, vullnetarët u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm, ku ashtu si kemi dyshuar është ndërruar brava e hyrjes. Ne menjëherë kemi informuar policinë për këtë rast ndërsa nga grupacioni që prezantohen si administratorë komunal kërkojnë të largojmë pajisjet, gjë që ne kurrsesi nuk e pranojmë. Ne kërkojmë që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjt të vazhdojnë me organizmit e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndrimit të bravës.Të dashur miq, ne po përballemi me një grup të dhunshëm, të cilët jo që nuk kanë të drejtë morale në insistimin e tyre për ta okupuar dhe vandalizuar hapësirën, por edhe shtrembërrojnë dhe keqinterpretojnë marrëveshjen dypalëshe që e kemi, e me këtë duan ta shfrytëzojnë punën e palodhshme të vullnetarëve tanë për më shumë se 4 vite.” – deklaruaN nga SPACE para medias.

    Ata shtojnë se, nëntori nuk është festë, por luftë kundër okupatorëve dhe kërkuan që të informohet publiku i gjërë se çfarë veprime janë në gjendje të bëjnë njerëzit e etshëm për pushtet, duke aluduar në kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasamin dhe partinë e tij Lëvizja Besa.

    Nistori iu drejtua edhe Komunës së Tetovës në lidhje me akuzat e SPACE dhe cila është arsyeja që kanë ndërruar bravën e derës dhe pse pikërisht sot duhet të përballen me këtë situatë, kur aktivistët e Hapësirës duhet të zhvillojnë aktivitetin e radhës – ekspozitë. Sipas Nazmi Dautit nga Komuna e Tetovës, komuna ka kërkesa edhe nga shoqata të ndryshme kulturore dhe rinore dhe ky është i vetmi objekt ku mund ta shfrytëzojnë për aktivitet e shoqatave.

    “Në Komunën e Tetovës ka kërkesa nga shoqata të ndryshme kulturore dhe rinore. Ne si komunë kemi të vetmin objekt ku mund ta shfrytëzojmë për aktivitet e këtyre shoqatave kulturore dhe rinore. Memorandumi i bashkëpunimit që është me shoqatën Space është vetëm bashkëpunim ndërmjet asaj organizate dhe Komunës së Tetovës, ku nuk potencohet në atë pjesë të memorandumit që komuna është e obliguar që të sigurojë ndonjë objekt. Në të ardhmen nuk do të thotë që komuna kur do të krijojë hapësira të reja, nuk do të thotë se nuk do t’i japë privilegj ndonjë organizate apo shoqate rinore, kulturore që merret me aktivitete dhe të jetë e vendosur në ata hapësira.” – deklaroi Dauti.

    Ai shtoi se, Komuna e Tetovës është në borxh dhe nuk mund të krijojë hapësira të reja dhe është i vetmi objekt që mund t’iu jepen në shfrytëzim të gjitha shoqatave.

    Të pyetur pse është dashur ta ndërrojnë bravën e derës dhe pse nuk kanë shfrytëzuar mekanizmat tjerë, Dauti tha se komuna ka përgjegjësi ligjore për objektet që i menaxhon dhe të cilat janë pronë e komunës.

    Ai poashtu tha se pajisjet dhe materialet e aktivistëve të SPACE të cilat gjenden brenda, komuna do t’iu jep qasje që t’i marrin sendet e tyre.

    Çka e akuzoi Bilall Kasami më herët SPACE?

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë

    Lajmi i rradhës

    Shpërndarja e teksteve shkollore, Ministria e Arsimit punon me hapat e breshkës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë