Aktivistët shpresojnë që sipërmarrja e gjelbër të sigurojë drejtësi sociale dhe të mjedisit në RMV!

    Biblioteka Max van der Stoel, në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore, organizoi një prezantim në lidhje me ndërmarrësinë e gjelbër. Folëse kryesore ishte Marina Todoroska, raporton Nistori.

    Drejtoresha e bibliotekës Max van der Stoel, Elmedina Abdullahi, për Nistorin thotë se qëllimi i ngjarjes ishte promovimi i liderizmit komunitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

    “Aktiviteti synon të nxisë diskutime rreth rolit të liderëve komunitarë në krijimin e ndryshimeve pozitive, të inkurajojë të rinjtë për t’u angazhuar në ndërmarrësi të gjelbër dhe të përçojë rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve publike, bizneseve dhe organizatave joqeveritare për zhvillimin lokal. Përmes këtij organizimi, biblioteka synon të frymëzojë brezat e rinj për një të ardhme më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi Abdullahi.

    Sipas aktivistes Marina Todoroska, ndërmarrësia e gjelbër është temë që bëhet gjithnjë më aktuale çdo ditë në nivel global, por edhe tek ne, me qëllim që të vetëdijesohemi për qëndrueshmërinë ekologjike dhe sa ajo është e rëndësishme për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Todorvska foli edhe për pikat kryesore që i referohet ndërmarrësia e gjelbër.

    “Ndërmarrësia e gjelbër nuk ka sferë që nuk mund të jetë e synuar. Së pari, synojmë përdorimin e burimeve të riparueshme të energjisë, tani e promovojmë ekonominë cirkulare, e shohim se ndërmarrësia e gjelbër futet në çdo sferë të jetës sonë. Nuk ka sektor që ju nuk mund të nxisni inovacione dhe aftësi të gjelbra”, deklaroi Todorovska për Nistorin.

    Todorovska thotë se sipërmarrja e gjelbër bëhet aktuale çdo ditë e më shumë edhe te ne dhe tashmë edhe politikat qeveritare disi po mësohen t’i mbështesin të rinjtë. Sipas saj, sipërmarrja e gjelbër është një rrugë që do të sigurojë drejtësi sociale dhe të mjedisit, dhe të rinjtë dinë dhe mund të udhëheqin ndryshime “të gjelbra”, kështu duke promovuar fuqinë e bashkëpunimit ndërmjet njerëzve për përfitime pozitive për njerëzit dhe komunitetin në vend.

    “Ndërmarrësia e gjelbër bëhet aktuale edhe te ne dhe tashmë edhe politikat qeveritare disi mësohen t’i mbështesin të rinjtë, megjithatë edhe njerëzit tjerë të cilët duan të hyjnë në botën e ndërmarrësisë së gjelbër, në themelimin e bizneseve të tyre, dhe normalisht të sigurojë ndihmë edhe këshilluese edhe financiare për këto biznese për t’i bërë të qëndrueshme. Pasi për dallim nga bizneset tjera, ndërmarrësit e gjelbër dhe etnitetet e gjelbra të biznesit, përveç mundësisë së punësimit dhe kontributit në zhvillimin ekonomik, do të japin kontribut edhe në gjithë zhvillimin socio-ekonomik dhe mirëqenien ekologjike”, shtoi më tej Todorvska.

    Ndryshe, ndërmarrësia e gjelbër në Maqedoninë e Veriut është një sektor në zhvillim dhe premtues që fokusohet në praktikat e qëndrueshme të biznesit, inovacionin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve miqësore me mjedisin. Ndërsa koncepti i sipërmarrjes së gjelbër është ende në zhvillim, ka disa faktorë dhe iniciativa që mbështesin rritjen e saj në vend. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të marrin më shumë kredi të gjelbra, ku Banka Popullore ka publikuar të dhënat për “kreditë e gjelbra”, kështu në fund të shtatorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është 1,4 miliardë denarë ose 7,4%”. /Nistori/

    Versioni i videos në Youtube:

    Lajmi Paraprak

    Minusi në Fondin Pensional hap një ide tjetër! Ose stimulim ose shfuqizim të shtyllës së dytë pensionale?!

    Lajmi i rradhës

    Vlerat e vezëve të ziera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë