Aktivitete për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra në RMV

    Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova me katër parqet e tyre nacionale janë hapësira më e madhe e mbrojtur e gjelbër në Evropë. Kjo situatë patjetër duhet të shfrytëzohet me qëllim që të thithen fonde nga Unioni Evropian për mbrojtjen e hapësirave të mbrojtura në rajonin tonë. Duke marrë parasysh këtë, kemi kontakte të rregullta mes udhëheqësive të parqeve nacionale dy në Maqedoni edhe atë parku Nacional “Mavrova”, dhe parku nacional “Mali i Sharit”, si dhe parqet nacionale “Korabi”, në Shqipëri dhe “Shari”, në Kosovë, thotë drejtori i parkut nacional “Mavrova”, Saimir Ajdini.

    “Si anëtar të asociacionit “Dinaridet”, ku janë anëtarë parqet nacionale të 8 shteteve, deri tani kemi realizuar shumë projekte efikase për mbrojtje të parqeve nacionale si dhe për zhvillimin të turizmit në parqe. Tani kur kemi të dhëna të verifikuara edhe për parqet nacionale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë patjetër duhet të ndërmarrim aktivitete për përgatitje të projekteve. Katër parqet nacionale të tre vendeve janë territore të mbrojtura dhe vet fakti që janë një hapësirë më e madhe në Evropë jemi të mendimit se me këtë argument duhet të përfitojmë projekte të Unionit Evropian. Parqet Nacionale ‘Mavrova’, ‘Mali i Sharit’, ‘Korabi’, dhe ‘Shari’,  faktikisht mbulon një territor të përbashkët dhe pikërisht ky territor sipas të dhënave të asociacionit Dinaride është territori më i madh në kontinentin e Evropës”, thotë drejtori i parkut Nacional “Mavrova”, Saimir Ajdini i cili shton se deri tani kontaktet mes parqeve janë të rregullta dhe të gjithë janë të mendimit se duhet të punohet në marrjen e fondeve për t’i mirëmbajtur këta territore të mbrojtura.

    Kur jemi tek mbrojtja e territorit të parqeve duhet theksuar se parku i ri nacional ai i “Malit Sharr”, tani mundëson që edhe parku nacional i “Mavrovës”, të ketë një pozicion më të mirë, thotë Ajdini i cili shton se Mavrova si park nacional deri tani ka realizuar shumë projekte të përfituara nga asociacioni Dinaridet mes të cilëve projekte për mbrojtjen nga zjarret , projekte në sferën e ekologjisë, si dhe projekte në sferën e turizmit. Veçmas drejtori Ajdini thekson realizimin i projektit për turizmin avanturistik mes Komunës Mavrovë Rostushë, e cila është në territorin e parkut “Mavrova”, dhe komunës Peshkopi në Shqipërisë. Janë projekte efikase dhe me një domethënie shumë të madhe.

    Prandaj vlerëson Ajdini, kjo pasuri natyrore e cila ka një florë dhe faunë të pasur në të katër parqet nacionale të rajonit është një pasuri e cila duhet të mbrohet dhe veçmas me ngritjen e vetëdijes të popullatës që jeton në këto territore. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kina thotë se 80 për qind e popullsisë është infektuar me Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, në mars pritet ligji i ri migracioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë