Alarm në Kërçovë: lumi Sushica vazhdon të ndotet

    Në Lumin Sushica vazhdon të derdhet një derivat i dyshimtë që kundërmon erë. Në lagjen afër lumit pyetëm disa banorë, ata pohojnë se vjen era naftë, por nuk deshtën të flasin para kamerës.

    Qëndrimi i inspektoratit të ambientit në Kërçovë është se në lum nuk derdhet asgjë e dyshimtë! U drejtuam serish te ministria e ambientit. Nga atje u përgjigjen:

    “Jemi duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi, janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të vazhdojmë edhe ditë në vijim deri në pasqyrimin e saktë se çka po rrjedh në atë lum”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.

    Kanë kaluar më shumë se një javë që kur rasti i ndotjes së Lumit Sushica u paraqitë në TV21 nga ana e qytetarëve. Por deri më tani nuk është kryer ndonjë veprim konkret nga ana e institucioneve.

    Lajmi Paraprak

    Trumpi betohet si president i ShBA-së

    Lajmi i rradhës

    Drejt një vetëqeverisjeje lokale më të mirë nëpërmjet bashkimit të komunave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë