Fëmijët nga Ohri, Resnja e Dibra trajtohen në Strugë, qytetet kanë mungesë të pediatrëve

    Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë serioze të pediatërve, pasi një pjesë e madhe e brezit të vjetër të mjekëve janë në prag të pensionimit. Nëse nuk reagohet, problemi në nivel shtetëror do të thellohet.

    “Ka shumë pediatër që do të dalin në pension. Për fat të keq kjo përbën numër të madh të profesorëve pediatër. Me siguri do të ketë deficit të pediatërve në çdo qytet të shtetit. Është me të vërtetë shumë e trishtueshme që nuk ka pediatër në çdo qytet në Maqedoni, sepse është e nevojshme që të ketë pediatër. Mjekët e përgjithshëm nuk mund të trajtojnë një fëmijë. Një fëmijë është një patologji e veçantë dhe specifike”, deklaroi Mirjana Popovska – Nënkryetare e Shoqatës së Pediatrisë.

    “Ky numër do të kompensohet, por ka periudha kur ka mungesë, duke shkuar shumë në pension ose në privat. Kështu që përsëri vjen një grup i ri i pediatërve. Unë mendoj se kjo do të kompensohet”, tha Tatjana Jaçovska, Kryetare e Shoqatës së Pediatrisë.

    A mendoni se është e papranueshme që Ohri të mbetet pa pediatër?

    “Shiko kjo është politikë. Nuk reagua në kohë, ose ikën shkuan në privat”, u përgjigj Jaçovska.

    Popovska thotë se mjekët e rinj duhet të jenë të motivuar të specializohen në pediatri.

    “Të gjejmë një mënyrë për të kaluar sa më shpejt këtë specializim dhe të kemi staf të ri dhe të motivojmë, stimulojmë dhe financojmë, por edhe të përmirësojmë statusin e pediatrit në vendin tonë”, deklaroi Mirjana Popovska – Nënkryetare e Shoqatës së Pediatrisë.

    Nëse situata nuk përmirësohet, do të ndjehet më së shumti nga pacientët më të rinj, siç është rasti në Ohër, ku ata janë të detyruar të udhëtojnë në Strugë në fundjavë, festa ose në mbrëmje. Dhe në Strugë nga gjashtë pediatër, një pjesë janë në prag të daljes në pension. Në Strugë trajtohen edhe pacientët nga Resnja dhe Dibra. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Filmi “I fshehur” i Arsim Fazlisë do të shfaqet në të gjitha kinematë e RMV, Kosovës dhe Shqipërisë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Spitali i Tetovës nuk ka vend parkime të mjaftueshme, kaosi bllokon edhe autoambulancën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë