Alarme të kuqe në 16 qytete italiane si pasojë e motit të nxehtë

    Alarme të kuqe janë lëshuar në 16 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem vazhdon të shtrihet në pjesën jugore të Evropës.

    Alarmet – që nënkuptojnë se moti aktual përbën rrezik edhe për personat e shëndetshëm – janë aktivizuar në Romë, Firencë dhe Bolonja për disa ditë.

    Sipas parashikimeve, Evropa pritet të përballet me temperatura edhe më të larta në javën e ardhshme.

    Sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane, Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia, mund të përballen me kushte klimatike ekstreme.

    Kjo agjenci monitoron temperaturën e tokës dhe ujit të detit përmes satelitëve që ka.

    Disa ditë me mot të nxehtë konsiderohen normale, mirëpo kohëve të fundit numri i tyre po rritet, si pasojë e ngrohjes globale.

    Vala aktuale e të nxehtit në Evropë është quajtur Cerberus, nga Shoqata italiane e Meteorologjisë, sipas përbindëshit me tri koka te Ferri i Dantes.

    Deri më tani, temperatura më e lartë ndonjëherë në Evropë është regjistruar në Sicili, në gusht të vitit 2021 – 48.8 gradë Celsius.

    Përveç Evropës, me mot shumë të nxehtë po përballen edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Afrika e Veriut dhe Japonia.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se moti ekstrem, që vjen si pasojë e ngrohjes globale, është duke u bërë “fatkeqësisht një normale e re”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Bomgartner: Maqedonia e Veriut gjithmonë është një partner i besueshëm

    Lajmi i rradhës

    Media gjermane për rrahjet në Parlamentin e Kosovës

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë