Alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla s’kanë të ndalur

    Për tre ditë me radhë, Suada Ramadani nga Shkupi humb nga orari i punës për të marrë fëmijët e saj nga shkolla të cilët për shkak të alarmeve të rreme për bomba detyrohen të ndërpresin procesin mësimor. Përveç shqetësimeve psikike të fëmijëve të revoltuar janë edhe prindërit të cilët apelojnë institucionet përkatëse për zgjidhje të shpejt të kësaj çështje. Madje, prindërit që tashmë janë në marrëdhënie të rregullta pune kërkojnë ditë të lira për njërin prej tyre që të mund të kujdesen për fëmijët në rast se detyrohen të kalojnë në mësim online.

    “Ndodhi e treta ditë me radhë. Djali është pak më i durueshëm, më i qetë. Vajza më shumë po shqetësohet, po më thotë mami po dridhe, po bie zilja dhe mësuesja po thotë dil se kemi problem me ngrohjet. Këta fëmijët tjerë po thonë se ka alarme të bombave, mami ka me ndodh diçka, po qan. Shumë vështirë, si për fëmijët, si për ne prindërit se me të vërtetët shumë të vogël ta përjetojnë këtë traumë. Nuk janë fajtor për ti përballu e tejkaluar këto gjëra se shumë të vegjël janë”, tha Suada Ramadani, prinde.

    “Lusim institucionet shtetërore, Ministrinë e Arsimit, Qeverinë dhe të tjera që të na mundësojnë që njëri prej prindërve të mund të lirohet nga puna dhe të përkujdeset për fëmijët. Ata përveç se kanë nevojë për sigurinë fizike ato sigurisht që nuk mund të kyçen në internet vet apo nëpër mjetet audio vizuale të cilat mësojnë komunikimin të ndërsjellë me shkollat”, u shpreh Skender Iseni, prind.

    Kërkesën e prindërve për ditë të lira, ministri i arsimit Jeton Shaqiri tha se do ta përcjellë në Qeveri. Ai tha se sërish ka kërkuar nga organet e sigurisë të shqyrtojnë mundësinë e kryerjes së kontrolleve të nevojshme para nisjes së procesit mësimor.

    “Në orët e hershme të mëngjesit të verifikojnë hapësirat, pasi të filloj mësimi mos të ketë mundësi, kontakt që fëmijët të dalin, të largohen nga objekti I shkollës, mësimdhënësit të futën në një orar dhe ata të jenë brenda në shkollë deri në përfundimin e mësimit. Shkolla të përkujdeset për çështjen e sigurisë pasi të bëhet verifikimi dhe këto verifikime të bëhen paraprakisht në këto shkolla në të cilat kemi pas paralajmërime më së tepërmi”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Që nxënësit mos të humbin nga mësimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka udhëzuar shkollat që në ditët kur do të jenë të kërcënuara mësimin ta zhvillojnë online, duke vazhduar nga ora e humbur pas një ore pushim. Me këtë vendim nuk pajtohen shumë nxënës dhe mësimdhënës për shkak të mungesës së kushteve për mësim online. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    PRODHUESIT E BUKËS TË REVOLTUAR | Raftet e dyqaneve mbetën pa bukë

    Lajmi i rradhës

    Gjykimi për “Besa Trans” do të vazhdojë më 31 mars

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë