Albin Kurti javës së ardhshme do të vendosë nëse do të pranojë ftesën e Borelit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

    Kështu deklaroi Kurti pasi nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.

    Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

    “Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën që ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia për të pagjeturit”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Ekspozohen 35 vetura “Old Timer” në Sarandë

    Lajmi i rradhës

    I lani dhëmbët rregullisht, por përsëri ju mundon era e keqe e gojës! Me siguri keni harruar një gjë?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë