ASH: Komuna e Tetovës i shfrytëzon pronat publike për biznes

    Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, ka kritikuar Komunën e Tetovës, por edhe organet e drejtësisë siç janë gjykata dhe prokuroria Themelore për bashkëpunim në një vepër penale që, sipas tyre, ndodh në qendër të qytetit. Fjala është për dhënien në shfrytëzim një personi fizik të hapësirës afër gjykatës së Tetovës, pa asnjë kontratë valide, e cila tashmë përdoret si parking privat makinash, përcjell Nistori.

    “Kjo parcelë është pronë publike dhe shfrytëzohet për biznes, më konkretisht parking privat, pa asnjë lloj kontratë mes komunës dhe personit fizik apo ndonjë subjekti juridik, cili do qoftë ai!Të nderuar qytetarë ja si funksionon Komuna, më saktë kryetarja e komunës, po edhe “shtëpia e drejtësisë”.Si mund të ndodh kjo, pikërisht në qendër të qytetit, në sy të të gjithë kalimtarëve?! Ata që duhet të krijojnë rregullin, e thejnë atë! Ata që duhet të zgjidhin problemet i komplikojnë më keq! Dhe krejt kjo ka një përgjigje, “ujku do mjegull”, sa më e dendur mjegulla aq më shumë dele do mungojnë!Këtu me vete kam një dokument, bëhet fjalë për një vërtetim kadastral, më saktë, historiatin kadastral të kësaj parcele, që na dëshmon të gjithë atë që tham më lartë.Prokuroria si organ i pavarur i gjyqësisë duhet të ndërmarrë veprime të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale, si në rastin konkrekt të uzupimit të pronës publike për biznes privat, por përkundrazi, me heshtjen e saj tregon qartë se prokuroria nuk është e pavarur dhe se kjo varësi kokë e këmbë nga politika shkon në dëm të qytetarit”, shprehet kreu i degës së ASH-së për Tetovën, Muzafer Etemi,

    ASH ndër të tjera shton se përveç Prokurorisë hesht edhe Avokati i shtetit që ka për qëllim të kujdeset për pronën shtetërore, e cila për ironi zyrat i ka po në të njëjtin objekt. Heshtin edhe organet policore. Duke e ditur se me tokat shtetërore menxhon komuna, atëherë po pyesim autoritetet e Komunës së Tetovës se me çfarë baze juridike ky vend shfrytezohet “parking” dhe në interes të kujt shfrytëzohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Frutat e thata nxisin humbjen e peshës

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e gjumit ju shëndosh më shumë se ushqimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë