Çatia e bibliotekës ende lëshon ujë! Sanimi pritet të bëhet për përvjetorin e 50-të

    Për ditëlindjen e 50-të të Bibliotekës Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” pritet të bëhet rindërtimi i çatisë së objektit. Për këtë qëllim, janë miratuar 30 milionë denarë nga Ministria e Kulturës. Me vendim të Qeverisë janë siguruar mjete për realizimin e projektit “Përkthimi i veprave me përmbajtje historike në gjuhën maqedonase – Edicion “Pro Maqedonia””. Bëhet fjalë për një projekt nga viti 2014 dhe i cili kap vlerën prej 21 601 674 denarëve për pagesë të pjesës bazë ndaj botuesve, ndërsa për redaktorët janë ndarë 783 570 denarë.

    “Drejtori i atëhershëm nuk kishte nënshkruar kontratë, paratë nuk ishin transferuar nga Ministria e Kulturës dhe ne u sollëm në një situatë të pakëndshme, sepse botuesit kishin nënshkruar kontratë me ne. Dhe ata na padisin. Deri në vitin e kaluar ekzistonte rrezik për bllokim”, tha Jelisaveta Kostadinova drejtoreshë e bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit”

    Në këtë bibliotekë, brenda një viti janë rikonstruuar salla e madhe dhe e vogël e leximit. Drejtoresha, siç shpjegon, më së shumti krenohet me depon për ruajtjen e koleksionit arkeologjik. Sektori i biznesit nuk ka interes që të investojë në këtë bibliotekë e cila është baza e të gjitha të tjerëve në vend dhe të cilën e vizitojnë studentët, fuqia e ardhshme intelektuale.

    “Në shkurt shpallëm një prokurim publik. Aplikoi një kompani ndërtimore, oferta e së cilës ishte 39 milionë. Duke u konsultuar me Ministrinë e Kulturës lidhur me atë nëse mund të na japin edhe 9 milionë, prej atje na thanë që nuk i kanë, se është një vit i keq. Na ishte dashur ta anulojmë prokurimin publik dhe tani shpallëm një prokurim tjetër publik, nga i cili hoqëm një bllok në përputhje me mjetet që janë”, shtoi Kostadinova.

    Magazinat në të cilat ruhen librat, janë në gjendje të palakmueshme. Për këtë, drejtoresha thotë se kur do të sanohet çatia e leximoreve, do të mbrohen edhe magazinat. Një nga problemet me të cilat ballafaqohet biblioteka është mungesa e stafit. Kostadinova, zbulon se kur ajo ka filluat me punë në këtë bibliotekë, ka pasur 170 të punësuar, kurse tani janë vetëm 86. Janë angazhuar vetëm 4 rojtarë, prandaj jo rrallëherë ndodhë që nga konstruksioni i çatisë të vidhet bakri, gjë që në mënyrë shtesë kontribuon që uji të depërtojë brenda objektit. Duke pasur parasysh se në këtë institucion po zhvillohet revizion i fondit të bibliotekës, nuk na ishte lejuar të incizojmë. Disa të punësuar ankohen se derisa e bëjnë revizionin, nga çatia po rrjedhin ujëra të zeza. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës ende nuk i publikon emrat e kontratave që ka nënshkruar me agjencinë private “Job2011”

    Lajmi i rradhës

    Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë