Komuna e Tetovës ende nuk i publikon emrat e kontratave që ka nënshkruar me agjencinë private “Job2011”

    Foto: Lirim Shabani

    Komuna e Tetovës assesi të publikojë emrat e kontratave që ka nënshkruar me agjencinë private JOB2011, të cilës para disa muajve me një tender publik i ndau 300 mijë euro për punësime.

    Me 12 korrik TV21 parashtroi disa pyetje deri te komuna e Tetovës: Sa kontrata janë nënshkruar në komunën e Tetovës dhe në njësitin e zjarrfikësve? Sa kontrata janë nënshkruar përmes agjencisë JOB2011 dhe se  a do të publikohen të njëjtat. Por nga komuna morëm  këtë përgjigje:

     “Lidhur me këtë pyetje duhet të drejtoheni drejtpërsëdrejti tek agjencia private. Pasi në bazë të normave juridike të ligjit për të punësuarit në sektor publik dhe ligjit për agjenci private për ndërmjetësim gjatë punësimit këta punëtorë llogariten si të punësuar në agjencinë private ndërkaq punët i kryejnë në Komunën e Tetovës. Të gjitha këto kontrata janë punësime që plotësojnë vendet vakante të punës në Komunën e Tetovës dhe janë në përputhje me sistematizimin të vendeve të punës”, thonë nga Komuna e Tetovës.

    Ditë më pas pyetëm edhe ish kryetarin e Këshillit komunal të Tetovës Besar Durmishin, por edhe nga ai thuajse morëm të njëjtën përgjigje se të dhënat do të duhet t’i publikojë agjencia.

     “Ato nuk janë në ingercë të komunës pasi janë bërë nëpërmjet agjencisë dhe mund t’i merrni nëpërmjet asaj firme që i ka bërë ato kontrata”, tha Besar Durmishi, ish-kryesues i Këshillit.

    Përmes agjencisë JOB2011 Komuna e Tetovës ka të angazhuar gjithsej 63 persona. Komuna i publikoi vetëm 14 kontrata që janë nënshkruar nga marsi deri në qershor, por nuk janë publikuar emrat e të punësuarve.

    Vetë kryetari i Tetovës Bilall Kasami më 27 qershor deklaroi se pas një korrikut do të publikohen të gjithë kontratat në vepër.

    “Pas një korrikut do të publikohen të gjithë kontratat  në vepër si janë publikuar deri më tash.  Duhet të kërkoni qasje deri tek informatat me karakter publik për të punësuarit me vendim dhe punësimet e përkohshme. Në bazë të ligjit të gjithë informata që ju takojnë do i fitoni”, tha kryetari Bilall Kasami. 

    TV21 u drejtua edhe te agjencia private Job2011, por ende nuk kemi marr asnjë përgjigje.

    Lajmi Paraprak

    UZURPATORËT NUK KANË TË NDALUR ME NDËRTIMET PA LEJE NË “KODRËN E DIELLIT”

    Lajmi i rradhës

    Çatia e bibliotekës ende lëshon ujë! Sanimi pritet të bëhet për përvjetorin e 50-të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë