Çfarë e ndryshoi qasjen e Europës ndaj refugjatëve?

    Europa ka hapur kufijtë e saj për eksodin më të madh të refugjatëve në kontinent që nga viti 1945. Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë treguar mbështetje masive. Çfarë e ka ndryshuar qasjen e Evropës dhe a është kontinenti gati ta përballojë krizën?

    Vendet në kufi me Ukrainën përfshirë Poloninë, Moldavinë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, kanë ngritur me shpejtësi qendra pritje për të ardhurit nga Ukraina. Vetëm në javën e dytë të luftës, numri i refugjatëve ukrainasë ka kaluar dy milionë, raporton REL, përcjell Nistori.

    “Ne nuk kemi parë në Europë një krizë që përshkallzohet kaq shpejt, qysh nga lufta e dytë botërore, kjo është një kohë e gjatë”, shprehet Filipo Grandi nga UNHCR.

    “Nëse bombardimet vazhdojnë, nëse ushtria ruse vazhdon t’i bombardojë qytetet ukrainase pa dallim, ne mund të presim pesë milionë migrantë. Megjithatë, nuk mund t’i quajmë migrantë, sepse këta janë njerëz që përpiqen të ikin nga lufta”, deklaron Josep Borrel – kryediplomat i BE-së.

    Sipas Jacov Kurtzer – CSIS, Europa mund dhe duhet ta përballoj, sepse shumica e njerëzve që do të ikin nga Ukraina, do të qëndrojnë në vendet fqinje, në Europë. Burimet financiare janë në dispozicion.

    “Ajo që kemi parë nga krizat e refugjatëve në të kaluarën është se sa më i hapur dhe mikpritës është vendi nikoqir, aq më mirë është për civilët e zhvendosur, por edhe për qytetarët e atij vendi. Gjermania është një shembull. Ajo ka pranuar 1 milion sirianë dhe ka bërë që ajo popullsi të jetojë, të punojë dhe të kontribuojë në rritjen e Gjermanisë. Pra, e dijmë se komuniteti europian mund ta përballojë këtë”, thotë Kurtzer.

    Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord që të pranojnë refugjatë ukrainasë deri në tre vjet, pa u kërkuar atyre që të aplikojnë për azil. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor

    Lajmi i rradhës

    Orthorexia, kur obsesioni për ushqim të shëndetshëm kthehet në zakon të pashëndetshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë