Çka realizoi Teuta Arifi në katër vitet e fundit?!

    OJQ “Eco Guerilla” në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, i ftoi kandidatët e atëhershëm për kryetar të komunës së Tetovës të nënshkruajnë pesë përkushtime ndaj tetovarëve, duke u zotuar se nëse zgjidhen në pozitën e kryetarit të Komunës së Tetovës do t’i përmbahen transparencës fiskale, pastrimi me ujë i rrugëve në të gjithë qytetin, zgjidhja efikase rrugore – transporti publik, funksionimi i rreptë i inspektoriatit komunal ekologjik dhe Kazerma e Tetovës të shndërrohet në park të qytetit, shkruan Nistori.

    Nga “Eco Guerilla” pyesin kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin pse nuk i ka realizuar këto katër pika dhe se qytetarët duhet të vlerësojnë se sa vlen nënshkrimi i kryetares aktuale.

    Përndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ku do të garojë Teuta Arifi nga radhët e BDI-së, Vullnet Murseli – ASH, Bilall Kasami – Lëvizja Besa dhe Sadi Bexheti – PDSH. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Largimi i Berishës është një shans, jo një gjëmë historike për PD-në

    Lajmi i rradhës

    Escobar: SHBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë