Covid 19 / Miliona njerëz në Kinë përballen me izolim, ndërkohë numri i të infektuarve rritet, kufizohet qasja në Shangai

    Edhe pse numri i të infektuarve në Kinë është relativisht i ulët, autoritetet po zbatojnë strategjinë e “tolerancës zero” për të gjetur dhe izoluar çdo person të infektuar. Në disa qytete familjeve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, raporton Sky News, përcjell Nistori.

    Rastet e të infektuarve me Covid-19 në Kinë janë trefishuar pas një rritjeje të infeksioneve në verilindje ku edhe janë vendosur kontrolle më të ashpëra për hyrjen në Shangai, ndërkohë që vendi lufton me shpërthimin e tij më të keq për këto dy vite.

    Shërbimet e autobusëve në qytetin bregdetar lindor i populluar me 24 milionë banorë janë pezulluar dhe kërkohet një test negativ të Covid-19 nga kushdo që dëshiron të hyjë.

    Autoritetet të dielën raportuan 1,938 raste të reja me virusin Korona në territorin kinez. Rreth tre të katërtat e tyre – 1,412 raste – janë në provincën Jilin në verilindje, ku hyrja në qytetin industrial të Changchun është pezulluar dhe familjeve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.

    Masat më të rrepta u futën pasi zyrtarët vendosën se masat e mëparshme ishin të pamjaftueshme.
    Zhang Yan, zëvendësdrejtor i komisionit provincial i shëndetësisë, ka thënë: “Mekanizmi i reagimit ndaj urgjencës në disa zona nuk është mjaftueshëm i shëndoshë”.

    Në Shangai, qyteti më i populluar i Kinës, numri i rasteve u rrit nga 15 në 432. Qeveria i bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në Kërçovë ankohen për mbeturinat: Nuk pastrohen në kohë!

    Lajmi i rradhës

    Kujdesi për pajisjet e kuzhinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë