Qytetarët në Kërçovë ankohen për mbeturinat: Nuk pastrohen në kohë!

    Kjo pamje me mbeturina gjendet në Kërçovë, në lagjen  “Trenko Taseski”. Qytetarët ankohen se mbeturinat nuk pastrohen në kohë. E ata që ankoheshin nuk deshën të flasin para kamerës.

     “Kanë erdh njerëz e kanë parë këtë dhe kanë premtuar që do ta largojnë, po ja që nga atëherë ka 3 javë që kanë kaluar dhe nuk ka asgjë”

     “Ja aty ka I shihni ata kontejnerët, këtu ka, atje ka më poshtë nëse e patë  gjithçka është e pastruar, me lartë është pastruar këtu se cili është problem nuk e di”

    Nga ndërmarrja Komunale i thanë TV21 se po pastrojnë rregullisht me aq sa kanë mundësi, por theksojnë se ka edhe qytetarë ta pa ndërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina dhe mbetje të forta përreth kontejnerëve.

     “Ne rregullisht jemi duke pastruar atë pjesë të qytetit janë pastruar edhe së fundmi mbeturinat por pasi qytetin tonë e kaploi bora ishte e pa mundur të largohet pjesa e mbetur e mbeturinave. Nga java e ardhshme do të pastrohet edhe ajo pjesë dhe lusim qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm sepse NPK “Komunale” nuk e ka për detyrim të postojnë mbetjet që nuk janë hedhurina komunale, si orendi, mobileje etj”, thonë nga Ndërmarrja Komunale “Komunalec”.

    E Inspektorati për ruajtjen e ambientit jetësorë si duket në Kërçovë nuk është funksional, dhe për këtë shkak  hidhen mbeturina vend e pa vend.

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtari: Çmimet e naftës në Maqedoni si në Danimarkë

    Lajmi i rradhës

    Covid 19 / Miliona njerëz në Kinë përballen me izolim, ndërkohë numri i të infektuarve rritet, kufizohet qasja në Shangai

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë