Filipçe njofton dozën e tretë | Këto janë grupet që duhet të vaksinohen kundër Covid-19

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Komisioni i Imunizimit ka rekomanduar që të kryhet vaksinimi me dozën e tretë, për grupe të caktuara qytetarësh, përcjell Nistori.

    “Doza e tretë e vaksinës rekomandohet për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, për të gjithë punonjësit në shëndetësi, pavarësisht nga mosha dhe për të gjithë qytetarët që kanë imunitet të dobët. Tani për tani, do të jetë vaksina “Pfizer””, tha ministri Filipçe, duke shtuar se gjashtë muaj duhet të kishin kaluar që nga doza e dytë.

    Ministri gjithashtu njoftoi se Danimarka pritet të njoftojë një donacion prej 250 mijë doza nga prodhuesi “Johnson” me një afat ruajtjeje deri në vitin 2023, kështu që ato do të përdoren për vaksinim në vitin e ardhshëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse shishet kanë datë skadence kur uji nuk skadon?

    Lajmi i rradhës

    Duhet një referendum për Berishën kryetar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë