Ukrainasja Oksana lindi në Katedrën e gjinekologjisë në Shkup

    Ukrainasja Oksana, ka lindur një vajzë me shëndet të plotë në katedrën e gjinekologjisë në Shkup. Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në Facebook, përcjell Nistori.

    “Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzën me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm. Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta.
    Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, ka shkruar Sai në Facebook.

    Ndryshe, nga konflikti Rusi-Ukrainë janë arratisur mbi 1 milionë civilë të pafajshëm, ndërsa dhjetëra prej tyre edhe në RMV. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata dënon ish-ministrin Janakieski me dy vite burg me kusht

    Lajmi i rradhës

    Mrekullitë e shegës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë