LSDM: Asgjë nuk e lan nga përgjegjësia Arsovskën dhe Mickoskin për kaosin në Shkup

    Koordinatorja e grupit të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva u shpreh se kaosi në Shkup është pasojë e paaftësisë së VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe Danella Arsovskës.

    “Arsovska ishte kandidate e Mickoskit dhe partisë së tij dhe kërkuan mbështetje për atë, ndërsa Arsovska nga objekti i bardhë festoi fitoren”, u shpreh Ljubica Jançeva.

    Sipas saj, në ato zgjedhje humbi LSDM në Shkup, ndërsa në ueb-faqen zyrtare të VMRO-DPMNE-së shkroi se bindshëm kanë fituar me Arsovskën dhe në 42 komuna të tjera.

    “Asgjë nuk e lan Mickoskin nga përgjegjësia për kaosin që ndodh në Shkup”, deklaroi mes tjerash Jançeva.

    Lajmi Paraprak

    Teatri i Tetovës, një ndër teatrot më të vizituara në RMV gjatë vitit 2021-2022

    Lajmi i rradhës

    RMV shkatërroi një rrjet trafikantësh të emigrantëve ilegal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë