Ndryshimi i klimës sjell ngjarje ekstreme të motit

    Kombet e Bashkuara llogarisin se ngjarjet ekstreme të motit, shkaktuan mbi 15.000 të vdekur dhe një dëm ekonomike prej 170 miliardë dollarësh vetëm në vitin 2020. Stuhitë, përmbytjet dhe thatësira, mund të jenë katastrofike për njerëzit dhe mjedisin. Por a janë në rritje këto ngjarje? Ne pyetëm 4 ekspertë të shkencës së klimës, dhe ja se çfarë më thanë ata?

    Çfarë quhen ngjarje ekstreme të motit?

    Me mot ekstrem nënkuptojnë ngjarjet klimatike që janë të rralla për vendin dhe kohën në të cilën ndodhin, si për shembull një stuhi dëbore në ishujt Hauai. Por mund të nënkuptojë gjithashtu një mot që ndikon fuqishëm në jetën e përditshme, si stuhi të forta dhe thatësira.

    Stuhitë, përmbytjet, thatësirat, uraganet, tornadot dhe valët e të nxehtit janë ngjarje ekstreme të motit. Për të kuptuar nëse ato po ndryshojnë, ekspertët thonë se kjo ndodh në varësi të llojit të ngjarjes atmosferike.

    Dr.Gert Jan van Oldenborg, ekspert i shkencës së klimës nga Instituti Meteorologjik Mbretëror Holandez thotë:“Disa lloje ngjarjesh të motit po bëhen më ekstreme, siç janë valët e të nxehtit ose reshjet intensive. Të tjerat po bëhen më pak ekstreme, si valët e të ftohtit të acartë. Dhe shumë zona ndodhen në kushtet të ndërmjetme:në disa zona, thatësirat bëhet më ekstreme, në të tjerat më pak.”

    Cila është prova se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta?

    Dr. Majkëll Uehner, ekspert i klimatologjisë në Laboratorin Kombëtar “Lawrence Berkley” në SHBA thotë:“Lloje të caktuara të motit ekstrem, janë bërë tashmë më të ashpra për shkak të ndryshimit të klimës nga njerëzimi. Llojet e tjera të motit ekstrem pritet të bëhen më të ashpra, pasi klima po ngrohet.”

    Llojet e motit ekstrem që janë vërejtur se po bëhen më të ashpra përfshijnë valët e të nxehtit, thatësirës dhe reshjet ekstreme. Ndërsa stuhitë e dëborës do të bëhen më pak të shpeshta dhe të forta. Për llojet e tjera të ngjarjeve ekstreme të motit, si uraganet, provat janë më të nuancuara.

    Shkencëtarët presin stuhi më intensive, më të mëdha dhe më afatgjata në kohë, por në përgjithësi në një numër më të vogël. Këto uragane më të mëdha mund të prodhojnë shumë më tepër reshje shiu.

    Dr Uehner thotë: “Uraganet dhe ciklonet tropikale janë studiuar gjerësisht, dhe është zbuluar se ato kanë sasi më të mëdha reshjesh,do të ishte ndryshe nëse njerëzit nuk do të ndërhynin në sistemin e klimës … Po ashtu,është vënë re një rritje e shpejtësisë së erës”.

    Disa forma të motit ekstrem janë aq të vështira për t’u matur, sa që nuk është e mundur të thuhet me siguri nëse po bëhen më të ashpra apo jo.“Stuhitë shumë të lokalizuara si tornadot, janë të kufizuara në të dhëna”-shpjegon dr.Uehner.

    Profesor Kevin Trenbert, një shkencëtar i atmosferës, bën një dallim të rëndësishëm në lidhje me këtë pyetje:“Nuk është se nuk ka më shumë nga këto ngjarje. Por ato që ndodhin shoqërohen me ekstreme më të mëdha si nga temperaturat apo reshjet.”

    Pse janë në rritje ngjarjet ekstreme të motit?

    Siç theksohet nga dr.Uehner, është vërtetuar se ngjarjet ekstreme të motit do të vazhdojnë të rriten për shkak të ndryshimit të klimës. Ndërkohë dr.Uollter Robinson, ekspert mbi shkencën e klimës nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut SHBA thotë:“Ndërsa klima po ngrohet, nuk është për t’u habitur që ne po shohim gjithnjë e më shumë valë të të nxehtit”.

    Dhe një klimë më e ngrohtë ka efekte serioze. Dr.Robinson shpjegon:“Për shkak se nxehtësia ekstreme e shton avullimin, tokat dhe bimësia do të thahen më shpejt kur bën më nxehtë. Prandaj,valët e të nxehtit shoqërohen shpesh me thatësirë”.

    Interesant është fakti që një klimë me e ngrohtë mund të shkaktojnë reshje ekstreme, si dhe thatësira. Dr. Uollter vazhdon:“Kur temperaturat rriten, rritet edhe sasia e avullit të ujit në ajër. Pra atmosfera mund të “mbajë”më shumë avuj uji.

    Ky është një efekt i fortë. Pra afërsisht një rritje prej 7 për qind e avujve të ujit për çdo gradë Celsius rritje të temperaturës. Për shkak se avujt e ujit shndërrohen në shi dhe në re, ne presim të ketë reshje më të mëdha dhe më intensive të shiut. Dhe ka dëshmi se kjo gjë po ndodh që tani.”

    Efekti i rritjes së temperaturës në formimin e reve, ndikon gjithashtu tek stuhitë ekstreme. Dr.Uollter thotë:“Kur avulli kondensohet në re, ai çliron nxehtësi. Kjo nxehtësie fshehtë siguron një lloj “karburanti” për shumë lloje stuhish: ciklone tropikale (uragane) dhe stuhi të zakonshme dhe të forta. Prandaj, ka të ngjarë që disa stuhi të bëhen më të dhunshme me ngrohjen globale.

    “Ekzistojnë shumë mënyra të tjera përmes të cilave ndryshimi i klimës mund të çojë në rritjen e motit ekstrem. Këto janë më pak të sigurta sesa efektet e drejtpërdrejta të të nxehtit, tharjes dhe kapacitetit të ruajtjes së ujit të përshkruara më sipër”- thekson ai. / ScienceAlert /

    Lajmi Paraprak

    Largoni telefonin fëmijës tuaj dhe shpëtoni kreativitetin

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh vërtet kur përjetoni një Déjà Vu?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë